Diabeti shton radhët e të pa diagnostikuarve, shumë pacientë nuk kanë aparate të matjes së sheqerit

Në Shqipëri vuajnë nga diabeti 80 mijë persona ose e thënë ndryshe rreth 9% e popullatës. Por ajo që është alarmante për mjekët është pjesa e pa diagnostikuar. Rreth 7 % vuajnë nga kjo sëmundje janë prekur por nuk e dinë.
“Fatkeqësisht këto përbëjnë numrin më të madh të rasteve që diagnostikohen pas një viti apo 6 muajve të fillimit të tij. Me programet që bëjmë ne të depistimit ne zbulojmë raste të reja të pa trajtuara më parë dhe këto janë gjithnjë e në rritje”, tha endokrinologia Edlira Hoxha.
Dy janë faktorët që po nxisin shtimin e diabetit: dieta jo e shëndetshme ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik të cilat papritur çojnë në disa shenja që shpesh neglizhohen.
“Tharje e gojës, urinim i shpeshtë, rënie e shpejtë në peshë, ulje e mendjeshumë e shikimit etj janë ankesa qe mund ti kenë prej disa muajve dhe pacientet i neglizhojnë”, tha Edlira Hoxha
Shumë diabetikë sipas mjekëve mbeten të pa trajtuar mirë.
“Shumë nga pacientet nuk bëjnë matjen e glikemisë në shtëpi nuk kanë aparat, tek këto mbetet kontrolli nga një analizë një herë në 6 muaj siç është më e zakonshme apo dhe një herë në vit”, tha doktoresha.
Na rezultojnë që shumë të sëmurë kronikë diabetik nuk arrijnë të trajtohen siç duhet për shkak të mungesës së analizave. Ata mund të kenë akses në marrjen e fishave falas por realisht nuk kanë një aparat për matjen e sheqerit në gjak dhe mbeten me një analizë në një vit ose në 6 muaj”
Por pandemia bëri edhe më shumë dëme duke shtuar numrin e të sëmurëve me diabet. Ndikimi I virusit covid në pancreas por edhe trajtimi e shumë me krotizonik nxiti shfaqjen e diabetit tek shumë persona sidomos tek ata me predispozicion të lartë.
/RTSH/