E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikthimi i të rinjve te libri, Biblioteka e Lushnjës me ambiente të reja, fond prej 84 mijë librash

Biblioteka e qytetit të Lushnjës është rikonstruktuar këtë vit, ne vlerën e mbi 10 milion lekëve, me qëllim rritjen e numrit të lexuesve që vitet e fundit për shkak të qasjes në internet janë larguar edhe më shumë nga shfletimi i një libri.

“Tani kemi një situatë tjetër, së pari njerëzit kanë më shumë alternative, koha e internetit bën që njerëzit të lexojnë por jo librat ai që reziston është sistemi arsimor i cili ka integruar një pjesë të letërsisë elitare në tekste mësimore”, tha përgjegjësi i bibliotekës Andrea Liko.

Biblioteka e Lushnje është  një nga më të pasurat, me një fond prej 84 mijë librash.

“Kemi pasur 350 anëtarësime tek te rriturit dhe 150 anëtarësime tek fëmijët. Grup moshat janë nga më të ndryshmet nga fëmijët deri të mosha e tretë”, tha përgjegjësja e bibliotekës Albana Cuko.

Të gjithë nxënësit e këtij qyteti, duke shfrytëzuar teknologjinë, përmes “Klubi i Librit” do të kenë akses edhe nga shkollat e tyre tek librat e bibliotekës. Sakaq për të mos humbur lexuesin edhe nga zonat rurale, ka nisur iniciativa e bibliotekës së lëvizshme, që bën të mundur qe librat ti çojnë nëpër shkolla.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›