E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diabeti tek adoleshentet si ta perballojme

TIRANE-Eumlshte e rendesishme qe prinderit te informohen ne lidhje me menyrat e menaxhimit te diabetit neqoftese femija i tyre ne adoleshence vuan nga diabeti.
Me poshte gjeni 5 strategji mbeshtetese se si nje adoleshent mund te perballet me situaten ne te cilen ndodhet.

1 Zhvillimi i vetembeshtetjes
Gjate rritjes i keni mesuar femijes si te menaxhoje diabetin si psh te ngrenit rregullisht te ushtroje nje aktivitet fizik te marri insulinen rregullisht dhe te monitoroje sheqerin ne gjak.
Adoleshenca eshte mosha me e veshtire per arsye se ata fillojne te marrin vendime vete ne lidhje me trajtimin dhe menaxhimin e diabetit duke mos i marre parasysh keshillat e prinderve.
Mund te preferojne te shkojne vete tek doktori dhe ndonjehere te jete jo mirekuptues me profesionistet e shendetit . Ne kete rast prinderit duhet te mbajne kontakt me mjekun dhe me femijen tuaj ne lidhje me semundjen duke respektuar gjithmone vendimet e femijeve.
Gjithsesi femija juaj nuk duhet te kete frike te pyesi apo te kerkoje ndihme psh gjate sezoni te provimeve mund te kerkoje leje neqoftese nivelet e sheqerit ne ate periude i ka te larta dhe shpeshhere behet e veshtire menaxhimi i stresit Mire do ishte qe te frekuentonin grupe mbeshtetese ne te cilat adoleshentet ose prinderit te takoheshin me njeri tjetrin dhe te ndanin eksperiencat e tyre ne lidhje me diabetin .

2 Te kuptosh metabolizmin e femijes tend
Gjate adoleshences mund te jete mjaft e veshtire te kontrrollohet niveli i glukozes per shkak te ndryshimeve ne organizem te cilat ndikojne ne metabolizem..Kerkuesit besojne se hormoni i rritjes GH i cili ndikon ne rritjen e kockave dhe te muskujve gjate pubertetit ndikon gjithashtu dhe ne veprimin e insulines. Adrenalina nje hormon tjeter ndikon gjithashtu kur nivelet e glukozes ne gjak bien adrenalina clirohet dhe stimulon clirimin e glukozes qe eshte rezerve ne trup.
Keto hormone ndikojne ne nivelin e glukozes duke e variuar nga niveli i larte deri ne nivel te ulet. Shpeshhere duhet te inkurajoni femijen tuaj te pranoje nivelin e pakontrrolluar te glukozes ti thoni qe nuk eshte faji i tij dhe qe nuk duhet ne asnje menyre te heqi dore nga kontrolli i nivelit te sheqerit ne gjak.

3 Duhet te kuptoni menyren e jeteses se adoleshentit
Diabeti nuk duhet te pengoje te shijuarin e jetes dhe eshte e rendesishme qe femija juaj ta kuptoje kete fakt dhe te gjeje strategji te menaxhoje diabetin pa ndikuar ne stilin e jeteses.
Ata mund te duan te konsumojne fast food te shkojne ne mbremje festive te veprojne sipas momentit dhe ata mund ti bejne keto gjera. Duhet qe ta ndihmoni femijen te kete nje jete sociale te lire dhe te lehte por duhet te mbaje nen kontrroll diabetin.
Ju mund tja shpjegoni femijes edhe me ane te ndihmes se mjekut dhe dietologut disiplinen qe ai duhet te ndjeki per te mbajtur ne kontroll diabetin. Ne kete menyre femija juaj mund te jete me i lire sesa duke e mbajtur diabetin jashte kontrollit.
Kerkuesit kane vene re se adoleshentet kane nje jete me te mire ndihen me te kenaqur me jeten e tyre shqetesohen me pak per gjendjen ne te cilen ndodhen me menyren si ajo ndikon ne jetesen e tyre dhe ndihen te shendetshem neqoftese e mbajne nivelin e sheqerit nen kontroll edhe neqoftese kjo do te thote qe te marrin insuline 3-4 here ne dite.

4 Kujdes ne lidhje me presionin e shoqerise grupit
Duhet te kuptoni se cfare duhet te perballoje femija juajpervec ndryshimeve emocionale sociale dhe fizike por dhe faktin qe ai do te perbeje nje minoritet ne shkolle per arsyen e semundjes.
Gjate adoleshences eshte mjaft e rendesishme qe te jesh pjese e turmes prandaj mund te jete e sikletshme per nje adoleshent te monitoroje glicemine apo te marri nsulinen Duhet ta inkurajoni femijen tuaj tju tregoje shokeve te tij per diabetin dhe sugjeroji sesi mund ta ndihmojne ata. Psh mund ti mesoje shoket sesi duhet te veprojne ata neqoftese atij i ndodh hipoglicemia ulja e sheqerit si pasoje e mungeses se ushqimit ose nje sasie te madhe insuline duke rezultuar me simptoma te tilla si te dridhura djersitje dhimbje koke dobesi dhe shikim i dyfishte
Gjithashtu dhe komentet nga njerezit e tjere mund te shkaktojne siklet prandaj pyet femijen tend sesi ai do te donte qe ju si prinder te shpreheshit perpara te tjereve ne lidhje me semundjen e tij.

5 Jini realist dhe kerkoni ndihme kur ju nevojitet
Adoleshenca eshte nje periudhe e veshtire si per prinderit dhe adoleshentin. Mund te ndodhi qe femija qe jete mesuar te bindej me gjithcka qe ju sugjeronit . Gradualisht ai behet jo bashkepunues dhe rebelues ndaj menaxhimit rutine te diabetit duke preferuar te konsumojne ushqimin pa limite dhe duke refuzuar te monitorojne nivelin e sheqerit.Ne kete rast duhet te kerkohet ndihma mjekesore.
Sipas studimeve eshte vene re qe pesha e familjes ulet kur femija ka nje monitorim te glukozes dhe ndjekje te terapise mjekesore.

E verteta eshte se prinderit e nje femije diabetik duhet te perballen me sfida me te veshtira se prinder te tjere e megjithate ata nuk duhet te ndihen vetem dhe te vene poshte nga semundja e feimijeve te tyre. Madje ata mund te ndihmojne edhe femijet e tyre qe te kalojne dhe te menaxhojne me sukses kete etape te jetes se tyre.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›