E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loje nervash ne Marasi Sampdoria ndalon Milanin

TIRANE-Xhampaolo Pacini 7 muaj me pare i shenonte Romes duke i dhuruar titullin Interit ndersa dje i ka shenuar Milanit duke bere qe zikalterit te kene nje tjeter shans per tiu afruar kreut. Ne kete menyre ka perfunduar ne barazim 1-1 supersfida e djeshme ne Marassi mes Sampdorias dhe Milanit te Alegrit. Kete here nuk ka shenuar Zllatan Ibrahimovic qe ka nderprere serine e ndeshjeve radhazi me gola por suedezi eshte kthyer ne nje njeri-asist per Robinjon ne rastin e golit te pare. E megjithate Pacini ka barazuar gjithcka ne te dyten duke mos lejuar kuqezinjte te marrin 3 piket. Nje gol i rende i sulmuesit te Sampit qe ne mungese te Kasanos eshte duke udhehequr ekipin. Gjithsesi edhe me barazimin e djeshem Milani do te qendroje ne krye te Serise A pasi ndjekesja e tij me e afert Lacio eshte 4 pike larg.
Ndeshja
Sfida e djeshme mes Sampdorias dhe Milanit ka nisur ne nje te ftohte polar gje qe shihej mjaft mire ne tentativat e Ronaldinjos per tu nxehur ne stol. Alegri e ka nisur ndeshjen me modulin e zakonshem te ndeshjeve te fundit me Ibren i ndihmuar nga Robinjo ndersa Ronaldinjo ne pankine. Ne startin e takimit Sedorf ka provuar nga distanca por rasti i vertete vjen ne minuten e 22-te kur Robinjo nxeh Kurcin me nje gjuajtje nga distanca. Dy minuta para fundit te pjeses se pare dyshja Ibra-Robinjo gatuan golin e avantazhit per Milanit. Suedezi jep nje top te sakte per barazilianin qe nuk fal dhe shenon. Milani eshte superior ne keto momente por ne pjesen e dyte gjerat ndryshojne. Ne fillim eshte Boateng qe rrezon Maninin dhe dorianet kerkojne penallti. Kjo deri ne minuten e 56-te kur nje top i karamboluar ne zone i shkon Pacinit qe arrin te shenoje. Milani reagon dhe ne minuten e 76-te Sedorf ka nje top te arte por Kurci arrin te prese. Kuqezinjte jane perpjekur deri ne fund por pa mundur te realizojne. Ne fushe ka hyre edhe Ronaldinjo por asgje nuk ka ndryshuar.
Lacio
Nga ndalesa e djeshme e Milanit mund te perfitoje Lacio qe sot do te prese ne fushen e saj Katanian. Bardhekalterit kane shansin te shkojne 1 pike larg kreut megjithese perballe sicilianeve nuk duket aspak e lehte. Nderkohe Interi do te prese ne San Siro Parmen dhe ka shansin ta reduktoje ne 7 pike diferencen me Milanin duke bere qe te harrohet disi disfata ne derbi. Zikalterit gjithsesi do te luajne ne nje orar te papershtatshem ne mesdite por edhe ne nje te ftohte te madh qe ka perfshire Milanon.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›