E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, vendim për vjedhësit e automjeteve

 

Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendim për 7 të pandehurit, bashkëpunëtorë në vjedhjen e makinave. Është marrë vendim për Mhill Ndreca, i cili është dënuar me 1 vit e gjysmë, për veprën penale të 'moskallezim të krimit'.

Afred Prenga është dënuar me 5 vjet burg, për vjedhje në bashkëpunim me shumë se njëherë

Preng Lleshi është dënuar me 5 vjet për vjedhje në bashkëpunim me shumë se njëherë.

Jetmir Nolka është dënuar me 3 vjet për veprënpenale të vjedhjes në bashkëpunim, në një rast.

Mark Dyzeni është dënuar me 2 vjete gjysmë burg, për vjedhje në bashkëpunim, në një rast.

Willson Dyzeni është dënuar me 9 muaj, për vjedhje në bashkëpunim, në një rast.

Ndërsa Blerim Preçi është dënuar me kohën në paraburgim për mos 'kallëzim krimi'.

Ne fakt ka qenë operacioni i koduar "Mercedesi", që ka vënë në pranga autorët e veprës penale të vjedhjes se makinave në bashkëpunim. Dosja e tyre i ka kaluar Gjykatës së Krimeve të Rënda, e cila ka marrë edhe vendim per ta sot.Flamur Vezaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›