"Dialog ne Kuvend, zgjidhni ngercin brenda janarit"

Mungesa e vazhdueshme e dialogut mes partive te medha politike, ka shtuar presionin dhe apelet e nderkombetareve per daljen nga kriza politike. Vetem dy dite me pare, Ambasadori i Holandes dhe ai i OSBE-se, i kerkuan partive politike te dialogojne mes tyre, pasi ky ngerc i zgjatur, mund ti kushtoje bileten drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Thirrjet e vazhdueshme, vijne ne nje kohe kur opozita prej me shume se tre muajsh nuk po pranon te hyje ne Parlament. Nderkohe qe premton se keshtu do te vijoje edhe vitin e ardhshem, nese nuk hapen kutite e votimit.
Komisioni Evropian pret nga politika shqiptare, qe ngercin ta zgjidhe brenda ketij viti, ose te pakten ne fillim te vitit te ardhshem. Ky eshte afati i dhene dje nga Ambasadori i KE-se, ne vendin tone Helmut Lohan, pas dorezimit te pyetesorit, per vleresimin e pergatitjes se vendit, per permbushjen e detyrimeve per anetaresimin ne Bashkimin Evropian, kryeministrit Sali Berisha. "Ne, Komisioni Evropian, me te gjithe forcen tone te mundshme urojme qe ky ngerc ne situaten politike ne Shqiperi te tejkalohet perpara ose ne fillim te vitit qe vjen, ne menyre qe Shqiperia te vazhdoje perpara ashtu sic deshirojne dhe sic e meritojne te gjithe qytetaret shqiptare", theksoi Lohan. Si nje domosdoshmeri per Shqiperine, per te vijuar rrugen e saj ne anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Ambasadori i KE-se, beri te qarte, se ecuria dhe progresi i metejshem i Shqiperise drejt BE-se, kerkon reforma te metejshme dhe te veshtira dhe per to nevojitet bashkepunimi edhe me opoziten. "Ne procesin e integrimit ne Bashkimin Evropian keto reforma te veshtira duhet te bazohen ne konsensusin me te gjere te mundshem. Per kete arsye, ne e themi dhe nje here se vendi per debatin politik eshte ne Parlament", beri te qarte Lohan. Sipas tij, per ta thene me fjalet e Keshillit te Ceshtjeve te Pergjithshme te BE-se, ne konkluzionet apo perfundimet qe ky keshill ka nxjerre: Bashkimi Evropian u ben thirrje te gjithe partive politike ne Shqiperi qe te ndjekin nje dialog politik konstruktiv, duke u perfshire ne Parlament. "Une e mbajta shenim thirrjen qe u be nga Kryeministri per te hapur kete dialog", vleresoi ambasadori. Sipas tij, pyetesori eshte vertet nje hap i ri historik, nje moment i rendesishem ne marredheniet Shqiperi-Bashkimi Evropian. Ne kete kuader, Lohan theksoi edhe njehere rendesine teper te madhe qe ne kete faze qe eshte Shqiperia, te realizohen kriteret politike, funksionimi i demokracise dhe institucione, sundimi i ligjeve, shteti i se drejtes si dhe respektimi i te drejtave per minoritetet. "Komisioni Evropian do te perpiqet qe te beje nje vleresim te ecurise se prekshme qe do te jete bere pikerisht ne keto fusha. Sigurisht, behet fjale per ato aspekte qe kane te bejne me sundimin e ligjit apo me shtetin e se drejtes, me luften kunder korrupsionit dhe luften kunder krimit te organizuar", theksoi Lohan.