E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part- time, shpallen fituesit Ekonomikut, Drejtesise dhe Biologjise

Fakulteti Ekonomik dhe ai i Shkencave te Natyres, pikerisht dega e Biologjise, kane shpallur fituesit per sistemin part-time. Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, te miratuar nje muaj me pare 100 studente do te kene mundesine te studiojne me kohe te pjesshme ne degen e Biologjise. Ndersa per sa i perket degeve te Ekonomikut, sic eshte Administrim-Biznesi dhe Finance-Kontabiliteti jane percaktuar 130 kuota studimi, per secilen dege, ndersa perzgjedhja e tyre eshte bere me ane te mesatares.

Per vitin akademik 2009-2010, te jene 6145. Sipas vendimit te qeverise, kuota totale e pranimeve do te ndahet ne kater drejtime te vecanta. Me konkretisht, kuotat e pranimeve te reja ne programet e studimit te ciklit te pare, me kohe te pjesshme do te jene 5905; Kuotat e pranimeve te reja, ne programet e studimit te ciklit te pare, te edukimit ne distance, 40; Kuotat per transferim studimesh, 100; Kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe per shtetas te tjere te huaj, 100. Nderkohe per sa u perket tarifave te studimit, ato gjate ketij viti kane pasur nje rritje. Ajo qe vihet re eshte disniveli

ne pagesat qe do kryhen mes degeve te kerkuara dhe atyre me pak te kerkuara. Por ndersa pritej qe keto raporte te ishin ne favor te fakulteteve jo fort te ndjekura, duket se ka ndodhur e kunderta. Tarifat e shkollimit per studimet me kohe te pjesshme, variojne nga 99.000-153.000 leke(te reja), per te gjithe ata qe nuk kane fituar nje shkolle te larte. Ndersa per studentet qe e kane nje universitet dhe duan te ndjekin nje te dyte, pagesat jane jo pak te kripura. Ato shkojne nga 153.000-360.000 leke. Cuditerisht me i liri eshte Fakulteti i Drejtesise, tarifa e se cilit ka mbetur ne kuoten e 99.000 lekeve, per ata qe nuk kane shkolle te larte. Ndersa per kandidatet qe zoterojne nje tjeter diplome, tarifa arrin ne 270.000 leke. Rekord mban Universiteti Politeknik. Per te studiuar Inxhinieri Mekanike te duhet te paguash plot 360.000 leke. Me keto kosto kandidatet duhet te mendohen mire perpara se te bejne zgjedhjen e tyre, pasi u duhet te paguajne gati sa ne universitetet private. Kjo permbysje e tarifave ka ardhur pas propozimeve te vete fakulteteve. Ndersa qeveria nuk ka pranuar te beje rritje te ndjeshme per sistemin e dites, tek part-time duket se nuk ka mbajtur te njejtin qendrim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›