Milo: S'ka asnje percarje brenda opozites se majte
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, megjithese shpreh pakenaqesine per mos lajmerimin nga ana e Partise Socialiste per protestat, hedh poshte zerat per percarje te koalicionit. Ai thekson se presin qe se shpejti te takohen me drejtues te Partise Socialiste dhe me aleatet e tjere te opozites, per te vijuar konsultimet per menyren se si do te veproje opozita gjate javeve te ardhshme. "Kane manipuluar dhe keqinterpretuar deklaratat e mia, ne te cilat une absolutisht nuk kam shfaqur nje mendim dhe nje kerkese te tille, sikur une gjoja do te behesha iniciator i nje takimi te perfaqesuesve te partive te tjera, per te diskutuar rreth veprimeve tona te ardhshme, pa pjesemarrjen e Partise Socialiste",-tha Milo. Kreu i PDS nenvizoi se nuk kane asnje kundershtim qe Partia Socialiste te veproje edhe vete, kur ajo e shikon te arsyeshme. Por ajo c'ka mund te kene si verejtje, vijoi aleati i PS, eshte qe duhet te ishin lajmeruar paraprakisht qofte edhe per efekt korrektese.