Dialog urgjent Topi me Sequi Lerini fjalet

Zgjedhjet po zgjasin pa fund. Po ashtu dhe kriza. Presidenti i Republikës dhe ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, të shqetësuar kërkojnë nisjen e menjëhershme të dialogut për të prodhur një zgjidhje që të kënaqë shqiptarët dhe ndërkombëtarët. (UPDATE)
“Në këtë situatë është e domosdoshme nisja e menjëhershme e dialogut politik mes palëve dhe rivendosja e bashkëpunimit produktiv institucional. Klasa politike duhet të arrijë në të njëjtat standarde. Ka ardhur koha të kalohet nga fjalët dhe premtimet pafund të politikanëve në vepra konkrete në shërbim të interesave madhore të Shqipërisë dhe popullit shqiptar”- mësohet të ketë thënë kreu i shtetit gjatë bisedës paraditen e së martës në zyrën e tij me diplomatin europian.
Sipas faqes zyrtare të presidencës dy personalitete janë fokusuar te deklaratat e një dite më parë të baroneshës Ashton, komisionerit për Zgjerim, Fyle dhe konkluzionet e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ulja e palëve për një konsensus do të ishte dëshmia më e mirë e maturisë angazhimit dhe vullnetit real për zgjidhjen e ngërçit politik në vend që mund të japë klasa politike. Por sidoqoftë zgjidhja sipas presidentit duhet të jetë vetëm institucionale e ardhur përmes dialogut politik dhe marrëveshjes në respekt të Kushtetutës, ligjit dhe institucioneve të pavarura në vend. I të njejtit mendim ka qenë dhe ambasadori Sequi.
“Evropa e Bashkuar është e ndërtuar mbi bazën e institucioneve, prandaj për të është shumë e rëndësishme që të respektohen institucionet e pavarura kushtetuese”- është shprehur ai.
Takimi i Sequi-t me presidentin shqiptar, i pari pas kaq shumë kohësh pa praninë e dy kolegëve Wolfart dhe Arvizu, vjen pas deklaratatve të forta të zyrtarëve të Bashkimit Europian për ngërcin politik shqiptar.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 22 qershor 2011 )