E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, Cooper: Presim reagimin e Serbisë

PRISHTINE- Ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robet Cooper po vazhdon përpjekjet e tij për të bindur Serbinë për të vazhduar bisedimet gjatë muajit nëntor.

Pala serbe po insiston që dialogu të mos nisë derisa të gjendet një kompromis për lëvizjen e mallrave dhe personave në pikat kutare në Jarinje e Bërnjak, ndërsa Kosova është shprehur e gatshme për vazhdimin e bisedimeve, edhe pse akoma nuk janë zbatuar as marrëveshjet e kaluara.

Ajo që mund të them është se ndërmjetësuesi Robert Cooper, është duke bërë çmos që dialogu të rillojë këtë muaj. Kosova është e gatshme, ndërsa pritet që këtë gatishmëri ta shpreh edhe Serbia, tha për Zërin Visar Xani, këshilltar politik i kryenegociatores për Kosovë, Edita Tahiri.

Për detaje të tjera, lidhur me moszbatimin marrëveshjeve të deritanishme dhe për deklaratat e kryenegociatoren Tahiri që prej 1 nëntorit nuk do të ketë më struktura paralele në Kosovë, Visar Xani tha se për këto çështje duhet të itet me kryenegociatoren, por Tahiri gjatë tërë ditës së mërkurë ka qenë e zënë.

Ndërkaq, kryenegociatori i qeverisë serbe, Borko Stefanoviq, tha për Zërin, se edhe pala serbe është e gatshme që të rinisë bisedimet, por jo pa u gjetur llimisht një kompromis për lëvizjen e mallrave dhe personave në kalimet Bërnjak e Jarinje.

Për gjetjen e një kompromisi rreth lëvizjes së mallrave dhe personave në kalimet Bërnjak dhe Jarinje jemi duke biseduar intensivisht me BE-në dhe SHBAnë, dhe sapo të rregullohet kjo çështje ne do të vazhdojmë me dialogun, tha Stefanoviq.

Qëllimi ynë është që të ruajmë këto pika kutare. Në veri të Kosovës jetojnë serbë, të cilët nuk duan të pranojnë autoritetet kosovare dhe askush nuk mund ti detyrojë me dhunë për një gjë të tillë. Këtë duhet ta kuptojë Prishtina, tha Stefanoviq, i cili ndër tjerash shprehet i bindur se kompromisi do të gjendet shumë shpejt. i shtoi se kushtet dhënë Serbisë që duhet të shuajë strukturat paralele në veri për të marrë statusin e kandidatit, janë të papranueshme.

Në veri jeton populli serb, të cilët duan që të udhëhiqen nga organet e Republikës së Serbisë, tha Stefanoviq, duke shtuar se edhe ndërkombëtarët janë të vetëdijshëm që me dhunë nuk zgjidhen problemet.

Ndryshe, sipas zyrtarëve nga zyra e kryenegociatores Tahiri, pala kosovare ka propozuar që diku kah mesi i nëntorit të rinisë dialogu me Serbinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›