Ligji për menaxhimin e mbetjeve, sot në Kuvend
TIRANE- Ligji per menaxhimin e mbetjeve pritet te shnderrohet ne debat te ashper mes pozites dhe opozites ne seancen e sotme te Kuvendit te Shqipërisë.
Ne rendin e dites, pavaressht kundershtimit te hapur te opozites dhe thirrjeve te shoqerise civile, madje edhe mosdekretimit te kreut te shtetit, eshte perfshire per miratim projektligji miratuar pak kohe me heret ne komisionin perkates parlamentar.
Para tre ditësh, me shumicën e votave të deputetëve të mazhorancës në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin u rrëzua dekreti i presidentit Bamir Topi, i cili ia ktheu për rishqyrtim Parlamentit ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve.
Mosdekretimi i ligjit nga kreu i shtetit shkaktoi një përplasje të ashpër mes tij dhe Ministrisë së Mjedisit, e cila e kritikoi atë dhe e cilësoi një veprim politik.
Aleanca kundër importit të plehrave ka njoftuar zhvillimin e nje proteste sot para Kuvendit, ne shenje te hapur kundershtimi per kete ligj.
Ndërkohë edhe të rinjtë e lëvizjes Rinia Aktive kanë nënshkruar një peticion të firmosur nga 3 mijë qytetarë në mbarë vendin të cilën e kanë dorëzuar në kryesinë e Kuvendit. Në peticion, të rinjtë kanë kërkuar kthimin për diskutim në komisione të ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.