Nobelistja e paqes pas arrestit te gjate shtepiak me ne fund e lire
Lajmet nga Burma bejne te ditur se autoritetet ushtarake kane nenshkruar nje urdher i cili autorizon lirimin e lideres pro demokracise te vendit Aung San Suu Kyi. Por shpresat per lirimin e saj te premten pra dje jane shuar duke qene se nuk ka pasur konfirmime per urdhrin per lirimin saj. Nje lider i partise se saj tha para 2000 mbeshtetesve qe ishin mbledhur ne zyrat e partise se ajo do te lirohej te shtunen. Ajo ka qendruar per 15 vjet resht ne arrest shtepie dhe se sipas disa burimeve te sigurta ky arrest do te perfundoje sot. Perreth shtepise se saj ne Rangoon ka pasur shume aktivitet policor por nderkohe per sa i perket lirimit ende nuk eshte bere ndonje njoftim zyrtar nga ana e autoriteteve. Megjithate Suu Kyi pritet qe te mos pranoje qe te lirohet nese ne kushtet e ketij lirimi do te futej edhe ai i heqjes dore nga aktiviteti politik. Zonja 65-vjecare ne fakt duhej qe te ishte liruar nje vit me pare por nje tjeter ceshtje ia shtoi denimin edhe me 18 muaj te tjere. Gazetaret e huaj jane ndaluar qe te raportojne nga ky vend por sipas burimeve qe ata kane tashme dokumentet per leshimin e lideres se opozites jane nenshkruar. Disa zyrtare te larte e kane vizituar ate ne shtepi per tia dhene ne dore. Para zyrave te partise se saj te gjithe mbeshtetesit e opozites qe kishin dale ta prisnin kishin veshur bluza ne te cilat shkruhej Ne jemi me ty. Behet fjale per shume mbeshtetes te opozitare te vjeter e te rinj qe jane perfshire nga nje lumturim i madh per lirimin e lideres se tyre. Por dje ne darke nje zedhenes i partise u ka thene njerezve qe te shkojne ne shtepi pasi shanset ishin te pakta per lirimin e saj. Vete avokati i lideres ka deklaruar se nuk ka ligj qe do te vazhdoje ta mbaje ate brenda edhe per nje tjeter dite dhe se autoritetet duhet qe ta leshojne ate per te miren e vendit. Por nga lajmet e marra ne fillim te javes behet e ditur se ajo nuk do te pranoje nje lirim nese si kusht i tij do te jete largimi i saj nga skena politike. Edhe ne te shkuaren ajo nuk ka pranuar asnje lloj lirimi me kusht. Lajmi i lirimit te saj pason edhe zgjedhjet e para qe jane mbajtur ne vend keta 20 vjet.