E Diel, 1 Nëntor 2026

Dialogu Prishtine- Beograd. Mbahet raundi i trete ne Bruksel

Raundi i trete i bisedimeve midis Prishtines dhe Beogradit për çështje praktike nisi në Bruksel mes dy delegacioneve që drejtohen nga Edita Tahiri dhe Bojko Stefanovic. Në axhendën e raundit të tretë përfshihet dialogu per dokumentet qe kane te bejne me levizjen e lire te qytetareve dhe te mallrave, siç jane pasaportat, diplomat shkollore e universitare, targat e automjeteve.

"Serbia deshiron te behet vend anetar i Bashkimit Evropian, por ajo nuk respekton te drejten per levizjen e lire te qytetareve” u shpreh Tahiri per mediat.

Nga ana e tij, drejtuesi i delegacionit serb, Bojko Stefanoviç, tha se ne kete raund do te vazhdohet me shqyrtimin e modaliteteve per regjistrin kadastror si dhe do te hapet kapitulli per levizjen e lire te qytetareve. "Sigurisht qe ne nuk mund t'i njohim pasaportat e Kosoves, por do te shohim se çfare idesh kemi per t'i çuar gjerat perpara”, tha ai.

Presioni i Brukselit mbi Serbine po behet me i forte, sa me shume qe ky vend ben hapa drejt integrimit ne BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›