Greqia shtrengon rripin. Papandreu Shkurtime pas festive

Reforma të reja fiskale e shkurtime të shpenzimeve buxhetore do të rezervohen për grekët menjëherë pas festës së Pashkëve. Kryeministri Jorgos Papandreu ka njoftuar personalisht planet e qeverisë për reforma fiskale dhe privatizime, një përpjekje kjo për të qetësuar tregjet e nervozuara nga mundësia e një ristrukturimi të borxhit grek.
Zyrtarë të qeverisë thanë se reformat do të jenë një mesazh për investitorët se Greqia mbetet e vendosur të përmbushë objektivat e saj buxhetore, pavarësisht protestave të qytetarëve që nuk kanë reshtur së fundmi në qytetet greke.
Papandreu tha se paketa e mesvitit do të detajohet pas Pashkëve, më 24 prill. Objektivi kryesor pritet të jetë shkurtimi deri në 44 për qind të GDP-së, nga 53 për qind në 2009 për shpenzimet qeveritare dhe rritja e të ardhurave në 43 për qind të GDP-së, nga 39 në 2009-ën.
"Problemi do të zgjidhet ne thellësi, jo duke ristrukturuar borxhin, por duke ristrukturuar vendin”, theksoi Papandreu.
Mbi të janë mbërthyer sytë e gjithë publikut, si brenda dhe jashtë Greqisë, pasi pritet që Greqia të njoftojë masat për të shpëtuar 23 miliardë euro që i duhen vendit për ta ulur borxhin kombëtar në nivelet e Bashkimit Europian deri në vitin 2015.
Juli Prifti