Gjenerali Gramafon tjetersimi nga efekti i jashtem

Çfarë mund t’i ketë ndodhur Gjeneral Gramafonit, një nga personazheve më të famshme të filmit shqiptar? Përgjigjen e japin 12 artistë të cilët në një ekspozitë të veçantë në Akademinë e Arteve përpiqen të tregojnë se shoqëria shqiptare vazhdon të ndikohet në mënyrë të gabuar nga gjithçka që vjen nga jashtë.
“Megjithëse shtysa merret nga titulli i një filmi të bërë shumë vjet më parë, fjala është për një aktualitet të sotëm i cili poërplas në një mënyrë moderne të të jetuarit nëpërmjet zhvillimeve teknologjike, kapitalizimit edhe traditave të moçme me këto polarizime që kanë ndodhur, jo vetëm në vendin tonë”- thotë kuratori, Zef Paçi
"Ky koncept flet dhe prezanton jetën tonë të përditshme, por veçanërisht në këtë moment të cilin po kalon Shqipëria, pasi në këtë moment po ndodhin shumë ndryshime politike e sociale. Kjo lloj prespektive kohe që trajtohet këtu prek pikërisht këtë gjë, si për shembull ndikimin e medias dhe mënyrën e interpretimit të saj nga shoqëria”- shprehet kuratorja Tina Finnäs.
Ekspozita titullohet “Çfarë i ndodhi Gjeneralit”. Nëpërmjet fotografisë, instalacionit e videos artistët sjellin objekteve në dukje të thjeshta, por që flasin për pjesëza historie. Ato vendosen përballë ndikimeve nga jashtë ashtu siç kanë bërë gjithmonë dhe përplasen me mënyrës konsumiste të jetesës e cila duket sikur shpesh ecën mbrapsht. Mes Artistëve ekspozues janë Adrian Paçi, Ledia Kostandini, Lina Selander, apo Stefan Çapaliku.
Aurela Papadhima