E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu i Alise me studentet

/ /

Ne librin e ish-kryeministrit Aleksander Meksi vjen i plote edhe debati i studenteve me ish-Presidentin Ramiz Alia. Ne nje bisede prej mese 2 oresh takimi i perfaqesuesve te studenteve me Ramiz Aline shenon nje pike kthese ne historine moderne shqiptare te cilen Meksi e paraqet te pacensuruar dhe te plote ne liber te marre nga xhirimet e Televizionit Publik. Ne kete debat te rralle ish-Presidenti do te debatonte me perfaqesuesit e studenteve per pluralizmin politik situaten ekonomike si dhe kerkesat e studenteve. Nga takimi do te spikaste diskutimi i disa pjesemarresve si Arben Demeti Arben imami Azem Hajdari Shenasi Rama e shume te tjere. Ne mese 30 faqe ky debat zbardhet i plote ne librin Dhjetor 90 dokumente dhe materiale te pergatitur nga Aleksander Meksi.

Ramiz Alia hyn i duartrokitur ne sallen ku ishte percaktuar zhvillimi i takimit i shoqeruar nga ministri i Arsimit Skender Gjinushi dhe sekretari i pare i Bashkimit te Rinise se Punes se Shqiperise Lisen Bashkurti. Fillimisht Alia takohet me disa nga pjesemarresit ne kete takim ndersa me tej mban nje fjalim ku ben te ditur vendimet qe ka marre Pleniumi i Komitetit Qendror te Partise ne lidhje me zhvillimet me te fundit ne vend.
Ramiz Alia Si jeni ju mire jini Tashti te filloj une nje cike do me degjoni mua njehere dhe pastaj te shikojme te flisni juve. Se desha tju njoftoj perpara se sot kishte nje mbledhje te Pleniumit te Komitetit Qendror te Partise dhe prandaj desha tju njoftoj se cfare ka vendosur Pleniumi i Komitetit Qendror.
Pleniumi i Komitetit Qendror shqyrtoi gjendjen aktuale dhe rekomandoi masat perkatese per permiresimin e saj. Lidhur me sa me siper u vendos
E para Ne qershor te vitit 1991 te mblidhet kongresi i 10-te i zakonshem i Partise
E dyta Me 26 dhjetor te ketij viti d.m.th. pas dy javesh te mblidhet ne Tirane Aktivi Kombetar i Partise per te percaktuar platformen elektorale te partise dhe per te aprovuar listen e kandidateve te saj per deputete ne Kuvendin Popullor.
E treta Pleniumi liroi nga funksioni anetaret e Byrose Politike shoket Muho Asllani Simon Stefani Lenka uko Foto ami dhe Hajredin eliku si dhe shoket Qirjako Mihali dhe Pirro Kondi nga detyra e kandidatit te Byrose Politike te Komitetit Qendror te Partise.
E katerta Ju rekomandua kryetarit te Keshillit te Ministrave qe ne perputhje me situaten e tanishme ti propozoje Presidiumit te Kuvendit Popullor ndryshimet e nevojshme ne qeveri.
E pesta Pleniumi shprehu mendimin se eshte ne dobi te demokratizimit te metejshem te jetes se vendit dhe pluralizmit krijimi i organizatave politike te pavarura ne perputhje me ligjet ne fuqi salla duartroket gjate. Tani desha tju them edhe disa fjale te tjera se ky ishte vendimi. Te them une tashi disa. Une personalisht dhe gjithe udheheqja e kemi ndjekur cdo hap tuajin gjate ketyre diteve. Qysh ne fillim une jam shprehur per dialog per bisedime per diskutime me juve. Bile qysh te shtunen nuk refuzova por perkundrazi ne oren 1.30 pas mesnate u takova me nje delegacion tuajin ndersa te nesermen prita ne zyre edhe Mimozen dhe biseduam gjere e gjate me njeri-tjetrin. Ju ftova te tereve per qetesi ne menyre qe shqetesimet dhe kerkesat tuaja te drejta te zgjidheshin vetem ne rrugen e diskutimit normal dhe demokratik. Edhe tani qe po takohem me ju jam i te njejtit mendim qe cdo gje e theksoj se cdo gje te zgjidhet me qetesi me mirekuptim ne interes te atdheut dhe te te gjithe popullit. Ne cdo rast duhet ti pritet rruga nderhyrjes se elementeve keqdashes ose provokatore qe nuk ia duan te miren as popullit as rinise as zhvillimit te vendit as lirise se atdheut as demokratizimit te vertete te popullit e te atdheut tone. Rruga drejt demokratizimit nuk eshte bulevard. Kete duhet ta kemi parasysh te tere te rritur e te rinj. Nevojitet kulture nevojitet tolerance nevojitet rregull edhe durim. Demokracia nuk pranon as kushte as imponime as detyrime. Prandaj edhe une nuk ju kam vene as kushte as nuk u jam imponuar dhe as nuk ju kam detyruar. Ajo kerkon dialog kerkon argumentim kerkon logjike ne interesin e pergjithshem kerkon respekt per shokun respekt per te drejten. Demokracia kerkon norma miresjelljeje dhe te etikes. Ne qofte se nuk respektohen keto rregulla te lojes i hapet rruga anarkise gje qe eshte e rrezikshme dhe e demshme per te gjithe. Kete duhet ta kene parasysh te gjithe njerezit tane sidomos kur flitet per pluralizem qofte per pluralizem mendimi qofte per pluralizem organizimi ate qe quhet pluralizem partiak. do njeri tek ne cdo qytetar i ndershem i vendit tone duhet te kete ne plan te pare interesat e atdheut interesat e popullit. Mund te kesh verejtje per te kaluaren ose per te sotmen. Mund te kesh mendime per nje ceshtje ose nje tjeter per socializmin ose per partine por cdo gje duhet te vihet ne kandarin e fateve te atdheut te lirise dhe pavaresise se tij. Te mos harrohet se per Shqiperine gjithnje qendron rreziku i lirise dhe i pavaresise. Situatat politike i dini e i ndiqni. Mos i merrni si shakara. Prandaj ne na lypset uniteti neve na lypset te ecim te bashkuar ne na duhet te punojme krah per krah me njeri-tjetrin. Une shpreh besimin tim te patundur dhe bindjen time te plote te rinia jone te e gjithe rinia jone edhe te rinia studentore ne radhe qe eshte pjesa me e mencur me me kulture qe eshte nje pasuri e madhe e popullit tone. Shpreh bindjen tek klasa punetore te tere populli yne qe luften per demokratizim qe ka ndermarre partia ne do ta cojme perpara pa u ndalur. Procesi i demokratizimit kerkon kontributin e secilit te madh e te vogel punetore fshatar studente por asgje nuk behet brenda nje dite. Per me teper duhen pasur parasysh traditat tona. Drejt Europes ne duhet te shkojme por duhet te shkojme me pasurine tone kulturore. Te mos harrojme ne duhet te shkojme me traditen tone duhet te shkojme me origjinalitetin tone dhe jo si kopje e keqe e te tjereve. Pikerisht per kete arsye duhet te punojme te tere me vemendje duhet te matim hapat qe hedhim duhet te jemi te kujdesshem pa u ndalur aspak ne rrugen tone qe kemi nisur qe eshte rruga e interesave te atdheut te socializmit te popullit tone. Keto kisha tju thosha keshtu ne fillim. Tashti do deshiroja te degjoja ne qofte se keni juve dhe cfare keni juve.
Arben Demeti Kam nje pyetje.
Ramiz Alia Urdhero. Posi kush jeni ju
Arben Demeti Une quhem Arben Demeti asistent pedagog ne Inxhinierine Elektrike jam dhe komunist.
Ramiz Alia E mire vazhdo nuk ka rendesi ajo. Per mua ka rendesi kush je.
Arben Demeti Pse Pleniumi i Komitetit Qendror mori keto masa ku u mbeshtet dicka me te hollesishme sidomos lirimin e anetareve te Byrose Politike
Ramiz Alia Pleniumi i Komitetit Qendror diskutoi e para se jemi perpara zgjedhjeve qe do te behen se dyti kjo qe ndodhi me studentet eshte padyshim nje shqetesim per partine qe eshte e domosdoshme ta shikonte kete situate kupton apo jo sepse situatat mund te zhvillohen ne rruge te ndryshme kete e kuptoni Gjithmone ka dy rruge ne cdo fenomen.
Arben Demeti Ose me shume.
Ramiz Alia Me pak dy ka. Te tjerat eliminohen ngelen dy rryma pozitive e rryma negative qesh meqe je i elektrikes ti. Prandaj ne kete ceshtje kupton Komiteti Qendror diskutoi kupton edhe natyrisht gjykoi te nevojshme qe te mblidhej aktivi kombetar i partise per ceshtjen e platformes per zgjedhjet sepse partia do te dale me kandidatet e vet dhe duhet te kete platforme elektorale. Per kongresin e partise gjithashtu duhet sipas normave dhe rregullave te behej. Persa i perket lirimit te ketyre shokeve te Byrose Politike lirimi i tyre eshte i lidhur kupton edhe me te kaluaren me te meta dobesi ne pune ne te kaluaren e tyre kupton eshte i lidhur pergjithesisht edhe me situaten aktuale. Ka pasur verejtje kemi pasur neve verejtje edhe nga partia edhe nga rinia edhe nga masat. Kane shprehur po pse mbeten ne byro ta zeme u hoq prej ketej Muho Asllani u shkarkua nga sekretar i Durresit por mbeti ne Byrone Politike ose ku di une shoku Simon Stefani u hoq nga ministri i Brendshem por mbeti ne Byrone Politike. Tani i rishikuam edhe njehere keto si i thone fjales kupton muri sluan burri luan.
Arben Imami Pika e fundit vendimi i fundit ajo qe ka lidhje me pluralizmin politik. A mund te shpjegoni dicka me qarte dhe me gjate d.m.th ckupton partia me kete
Ramiz Alia Tashti pluralizmin politik ne e kuptojme ne baze te ketij vendimi qe pervec subjekteve te emertuara ne ligjin per zgjedhjet mundet te paraqiten edhe subjekte te tjera te cilat natyrisht duhet te respektojne normat ligjore qe ekzistojne. Subjekte te tjera mund te jeni juve kerkoni te jeni nje subjekt i pavarur per shembull edhe rinia studentore mund te jete nje subjekt i pavarur kupton ti ne qofte se deshiron brenda Organizates se Bashkimit te Rinise ose ne qofte se nuk deshiron jashte Organizates se Bashkimit te Rinise. Pra si nje subjekt i pavarur politik. Kjo eshte.
Arben Imami fare e pengon aktualisht partine tone qe ti propozoje Kuvendit Popullor formimin e partive te reja
Ramiz Alia Nuk e pengon kjo.
Skender Gjinushi Kushtetuta e lejon.
Arben Imami Kushtetuta nuk e lejon ne nje pikepamje qe thuhet se ai ligj kushtetues qe ju vete propozuat per tu abroguar ne te ardhmen.
Ramiz Alia Cili ligj
Arben Imami Ligji per udheheqjen dhe rolin e vetem udheheqes te partise. Perderisa ne nuk kemi rol te vetem udheheqes te partise ose shpresojme se afermi te mos kemi. Perderisa ne nuk kemi nje ligj mesa di une se njohurite tona jane te kufizuara.
vijon neser

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›