Sherri kengetaret rrezikojne edhe qeline
Ne nenin nr.90 te Kodit Penal thuhet se rrahja si cdo veprim tjeter dhune perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe. Por po kjo veper penale kur ka shkaktuar paaftesi te perkohshme ne pune deri ne 9 dite denohet me gjobe ose me burgim deri ne gjashte muaj. Gjithcka varet nga menyra se si do te interpretohet dhuna e ndersjelle mes tyre ne rast se ato do te preferojne qe te bejne nje padi ne gjykate. Ne raste te tilla pavaresisht se dosja dergohet ne prokurori organi i akuzes nuk fillon procedim penal
dhe i drejton palet ne gjykate. Denimi i dy kengetareve eshte plotesisht ne duar te togave te zeza pasi prokurori i ceshtjes mund te jete ose jo i pranishem gjate seancave gjyqesore. Burime nga policia e kryeqytetit thane se tashme dosja hetimore ne ngarkim te Rozana Radit dhe Rezarta Shkurtes eshte plotesuar edhe me raportet perkatese si dhe me aktet e ekspertimit mjeko-ligjor qe pershkruajne me hollesi demtimet e te dy vajzave. Ndersa sot dosja do te depozitohet prane Regjistrit Penal te Prokurorise se Tiranes.
EKSPERTIMET
Burime nga policia thane se ne vendimet qe u dorezuan dje ne Komisariatin nr.1 nga Mjekesia Ligjore e Tiranes prej eksperteve mjeko-ligjore pershkruheshin me hollesi demtimet qe kane pesuar kengetaret gjate sherrit qe paten ne oret e para te mengjesit te se henes. Por ajo cka shkruhej ne aktet e ekspertimit nuk e ndryshonte vepren penale demtime te tjera me dashje ne plagosje te lehte. Sipas raportit demtimet e dy kengetareve nuk ishin serioze. Ato nuk kishin plage ne trup por vetem disa demtime te lehta qe nuk mund te klasifikohen ne kategorine e nje plagosjeje. Policia sqaroi se Rezarta Shkurta dhe Rozana Radi kane pasur demtime te ndryshme te lehta ne trup dhe se asnjera prej tyre nuk kishte demtime serioze apo ndonje plage qe mund te mbetej shenje qe parashikonte ndryshimin e akuzes. Ajo qe ben ndryshimin mes demtimeve ne trup te dy vajzave eshte raporti mjeko-ligjor per Rozana Radin ku ne ndryshim nga kengetarja tjeter ka nje shenje te dukshme ne syrin e djathte te mavijosur por qe nuk pengon shikimin. Te dyja aktet e ekspertimit te kryera nga specialistet e Institutit te Mjekesise Ligjore i jane bashkangjitur dosjes hetimore te pergatitur nga policia dhe sot do te referohen ne prokurori.
KONFLIKTI
Ngjarja per te cilen dy kengetaret e njohura te skenes shqiptare Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta denoncuan njera-tjetren ne polici ndodhi rreth ores 0200 te mengjesit te se henes tek Liqeni Artificial ne Tirane. Mengjesin e asaj dite te dyja vajzat u drejtuan ne Komisariatin nr.1 te policise se kryeqytetit dhe denoncuan njera-tjetren per dhune madje kryen edhe ekspertimet mjeko-ligjore. Shkak per sherrin e radhes mes tyre sipas policise ka qene nje konflikt i nisur prej rreth 8 muajsh ne reality shou Vip Shtepia ne Kosove kur vajzat paten nje konflikt me njera-tjetren per punet e shtepise. Sherri i radhes mes kengetareve te njohura ndodhi prane nje kompleksi te njohur te Liqeni Artificial ne kryeqytet. Burime nga policia thane se Rozana Radi pretendon se eshte goditur me grushte ne fytyre nga kengetarja Shkurta madje sipas policise ajo ka edhe shenja te dukshme ne pjesen e fytyres nje mavijosje ne pjesen e siperme te syrit te djathte. Per te dyja kengetaret policia ka nisur procedim penal ne gjendje te lire me akuzen demtime te tjera me dashje. Burimet sqaruan se rreth kesaj ngjarjeje ka dhene deklarime ne Komisariatin nr.1 edhe bashkeshorti i Rezarta Shkurtes i cili ka qene i pranishem gjate perleshjes se kengetareve.
ETLEVA DELIA