Bashkia te vijezoje rrugen te Qemal Stafa
Bashkia te marre masa per vijezimin sa me pare me vija te bardha te rruges automobilistike perballe gjimnazit Qemal Stafa si dhe vendosjen e semaforit ekzistues me pare. Kete shqetesim kane ngritur dhjetera prinder ne letren drejtuar gazetes. Sipas tyre situata e levizjes se makinave me shpejtesi perballe kesaj shkolle eshte teper e renduar. Mesimi zhvillohet me dy turne dhe levizja e femijeve tane per te hyre e per te dale lidhur me kalimin e kesaj rruge kryesore gjate gjithe dites eshte mjaft problematike. Nuk ka vija te bardha por gjithashtu eshte hequr edhe semafori qe ekzistonte me
pare thuhet ne letren e prinderve. Ata bejne me dije gjithashtu se i jane drejtuar qe ne muajin tetor Bashkise se Tiranes por nuk kane marre asnje pergjigje. I jemi drejtuar Drejtorise se Transportit dhe Levizshmerise ne Bashki ne daten 4/10/2010 edhe gojarisht edhe me shkrese zyrtare por deri tani nuk kemi marre absolutisht asnje zgjidhje sqarojne prinderit. Ne shkollen Qemal Stafa zhvillojne mesimin 10-15 klasa me minimumi 35 nxenes. Situata nga levizja me shpejtesi e makinave po rendohet dita-dites. Mos prisni tu ndodhe ndonje fatkeqesi femijeve tane por merrni masa ne kohe si sa i perket vijezimit te rruges por edhe per semaforin qe eshte hequr apelojne prinderit.