Dialogu per vizat dinjitet qe shkaterron bllokaden lindore te Rames

Kryeministri Berisha ka nisur nje tur dialogu me qytetaret te cileve u shpjegon perfitimet nga vendimi i heqjes se vizave qe u kthen atyre dinjitetin por edhe i ndihmon te kuptojne pasojat e nje bllokade lindore qe po mban opozita ndaj reformave me qellimin e vetem te ruajtjes se privilegjeve te takses prej 20 perqindesh
Kryeministri Sali Berisha nisi dje nje tur dy ditor ne jug te vendit per te ndare me qytetaret momentin kulmor te marrjes se vendimit nga Parlamenti Evropian per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Duke u ndalur ne fshatin turistik te Lukoves ne Sarande kreu i qeverise theksoi se vendimi i kater diteve me pare shenoi nje ndryshim rrenjesor ne historine e shqiptareve duke rifituar dinjitetin e tyre si qytetare evropiane. Une kam kenaqesi te madhe qe vij sot dhe tju pergezoj juve dhe cdo shqiptar per arritjen tone historike levizjen tone te lire pa viza ne mbare Europen. Ne jemi ndoshta kombi me i vjeter apo nder me te vjetrit te ketij kontinenti. Ne shekuj ne kemi perjetuar male mundimesh mbi shpatullat tona por me ne fund ne do te levizim te lire me dinjitet te plote ne mbare kontinentin qe i perkasim. Kjo eshte nje arritje historike deklaroi kryeministri. Kreu i qeverise theksoi se vendimi i Brukselit erdhi si rezultat i reformave dhe perkushtimit te gjithanshem te institucioneve shteterore per te permbushur me sukses kriteret dhe kushtet e Komisionit Evropian. Kjo arritje eshte plotesisht e merituar dhe ju garantoj per kete sepse ne shqiptaret nuk eshte se kemi pasur nga te tjeret histori mbeshtetjesh te medha ndaj nesh por ka nje vleresim te ndershem objektiv te mundit te lumit te djerses dhe reformave te suksesshme qe kemi realizuar keto vitet e fundit tha Berisha. Kryeministri shtoi se nisur nga numri i larte i vizitoreve qe vizituan kete vit bregdetin dhe qytetet e Shqiperise ne teresi jane kthyer ne vendin e tyre me mendimin se tashme Shqiperia eshte nje vend i sigurt dhe se eksporton siguri. Duke kujtuar historine e nje familje e cila prej vitesh ishte e ndare pergjysme teksa anetaret e saj kishin vite te tera qe nuk takoheshin Berisha tha se vendimi i Parlamentit Evropian thyen brengen e madhe te emigracionit. Teksa po ndiqja televizionet me mbeti i pashlyer ne mendje rrefimi i nje nene e cila te dy femijet e saj djalin dhe vajzen i kishte emigrante ne Itali. Kishte 10 vite qe nuk i ishte takuar. Nga kursimet e sa me besimin se do hiqen vizat kishte ndare 300 euro kishte prere biletat dhe do te nisej me 27 dhjetor e do te kthehej me 10 janar. Ishte prekes rrefimi i saj. Por ky rrefim ishte rrefimi i mijera zemrave te nenave te motrave te baballareve shqiptare te cilet tani ne dinjitet te plote do te shkojne do te festojne do te ndajne gezime lindje dasma se bashku me njerezit e tyre kudo ku i kane. Kemi me shume se 25 per qind te djemve dhe vajzave nenave dhe baballareve jashte vendit kemi nje brenge te madhe per te shuar tha Berisha.
...