E Diel, 1 Nëntor 2026

Tanja Fajon Ne nentor hiqen vizat te informohen qytetaret

10-10-2010 / Gazeta 55

Raportuesja per Shqiperine ne Parlamentin Evropian Tanja Fajon pasi uroi shqiptaret per kalimin e votimit ne PE kerkoi nga autoritetet shqiptare qe te informojne qytetaret mbi rregullat e levizjes se lire duke ditur se vendimi final do aprovohet nga ministrat e Brendshem te BE-se ne Nentor. Duhet te informoni qytetaret se cdo te thote liberalizim kam frike qe qytetaret mund te perdorin kete ne menyra te ndryshme dhe kjo do te jete problem per qeverine dhe politiken. Qytetaret te kuptojne se liberalizimi i vizave do te thote te qendrosh vetem 3 muaj nuk te jep te drejte per pune azil apo nenshtetesi ne te kundert disa vende mund te rikthejne regjimin e vizave- deklaroi Fajon. Eurodeputetja u shpreh e sigurt se ne fillim te muajit nentor vendet anetare te BE-se do ti japin driten jeshile propozimit te Parlamentit Europian. Sipas saj Shqiperia teknikisht i ka plotesuar te gjitha kriteret dhe se nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme. Pres qe vendet anetare ta pranojne ne fillim te nentorit propozimin dhe te japin driten jeshile. Shqiperia teknikisht i ka arritur te gjitha kriteret. Nuk ka arsye qe anetaret te krijojne probleme deklaroi Fajon. Lidhur me faktin nese opozita shqiptare ka qene pengese ne liberalizimin e vizave per Shqiperine eurodeputetja sllovene iu pergjigj se i gjithe procesi ka qene teknik dhe se nuk e ka ndjere si pengese mos dhenien e konsensusit te opozites duke cilesuar se teresia e kuadrit ligjor eshte miratuar me votat e shumices parlamentare. Gjithsesi Fajon tha se situata politike ne Shqiperine gjate gjithe kesaj periudhe nuk ka ndihmuar shume ne procesin e liberalizimit te vizave dhe se angazhimi i opozites duhet te ishte me korrekt dhe me racional kur behej fjale per nje ceshtje te rendesishme sic eshte integrimi i Shqiperise ne Schengen. Znj.Fajon premtoi nje vizite qe do te realizohet se shpejti ne Shqiperi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›