E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS Bregu turpi i qeverise

Opozita kerkoi serish sot largimin e Ministres se Integrimit Majlinda Bregu.

Deputetja Olta Xhacka tha se nuk ka me nevoje per prova te reja mbi implikimin e saj ne bizneset e njerezve te lidhur me krimin e organizuar per te treguar se nje ministre e tille eshte turpi i qeverise.

Ne fillim Majlinda Bregu tha se nuk kishte lidhje me bizneset e motres dhe te kunatit dhe se Prudentinon as nuk e njihte por me pas nxitoi te justifikonte djalin e mafiozit italian te Sacra Corono Unita duke nxjerre edhe dokumente personale te Anxhelo Prudentinos. Dje serish Majlinda Bregu foli serish genjeu. Si mund tiu justifikoje shqiptareve kjo zonje grumbullimin e apartamenteve ne zemer te Tiranes te padeklaruara nga ajo vete vlera e te cilave mbetet ende mister Si mund te pretendoje se nje apartament 3 dhoma e 1 kuzhine bashke me nje tjeter apartament 3 dhoma e nje kuzhine dhe bashke me nje apartament te trete 2 dhoma e 1 kuzhine ne qender te kryeqytetit jane blere me 500 euro metri katror nderkohe qe cmimi e references eshte 1300 dhe vlera e tregut 2000 Nuk ka me asnje justifikim per Majlinda Bregun E vetmja gje qe i mbetet eshte te largohet me turp sepse eshte kthyer ne turpin e te gjithe shqiptareve deklaroi ne nje konference per shtyp deputetja socialiste Olta Xhacka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›