Dialogu politik, Lambrinidis dhe Fratini, vizitë në Shqipëri

Ndërsa dy ditë më parë, Kuvendi nisi punimet, në fokus është rikthyer dialogu politik, kjo jo vetëm ndërmjet palëve, opozitë- maxhorancë, por duke marrë dhe vëmëndjen e Ministrave të Jashtëm, atij italian dhe grek.
Sipas burimeve, mësohet se Shefi i diplomacisë italiane, Franco Fratini dhe ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis, do të vizitojnë Shqipërinë në datën 12 shtator. Kjo vizitë, ka si motivacion, dialogun politik.
Shpeshherë, ndërkombëtarët kanë përsëritur thirrjen për dialog politik mes palëve, pasi bashkëpunimi është i rëndësishëm për reformat integruese.
Jo vetëm kaq, por perspektiva evropiane e Shqipërisë rrezikon të mbetet ende larg aspiratave dhe interesave madhore të popullit shqiptar, nëse politika nuk plotëson kushtet.