Këshilltarët e majtë në Tiranë, letër Gramoz Ruçit

Këshilltarët e majtë në Tiranë, me anë të një letre i janë drejtuar ditën e sotme, kryetarit të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, në të cilën i kërkojnë që të thërrasë kryeministrin Sali Berisha, në interpelancë. Thirrrja e tyre për interpelancë, lidhet me situatën në Bashkinë Tiranë. Letra vijon si më poshtë:
“Ne emer te Keshilltareve të grupimit “Aleanca per te Ardhmen”, në Keshillin Bashkiak te Tiranes, ju shkruaj me shqetesim te thelle lidhur me gjëndjen e rënde te krijuar së fundmi në Bashkine e Tiranes per largimet, perndjekjen politike, dhunën verbale dhe fizike që po ushtrohet ndaj punonjesve te Bashkisë nga individë në tejkalim te gjithë kompetencave ligjore dhe morale.
Ne jemi deshmitare, publiku gjithashtu i cili pa nepermjet medias se pavarur, materialet filmike ku shihet qartë shperdorimi i detyres nga Drejtori i ri i Policisë Bashkiake te Tiranes, i shoqeruar ne ambjentet e zyrave te drejtorise se Taksa - Tatimeve nga civile te cilet rezultojne te jenë efektive te policise se shtetit ne komisariatin nr. 3 ne Tiranë. Mesa duket, ish shefi i ketij komisariati i cili e mbylli veprimtarine e tij në këtë institucion duke kryer aktin e fundit si pjesmarres direkt ne manipulimin e zgjedhjeve te Tiranes, vazhdon te gezoj ende postin ne komisariatin 3.
Sot kryeministri, hajdut i Shqipërise duhet të pergjigjet para Kuvendit sepse pergjegjesia e krimit, diten për diell, prek atë vete.
Duke shpresuar ne angazhimin tuaj dhe duke ju siguruar se kjo eshte me e pakta per t`i dhenë zë qytetareve te Tiranes, ju uroj pune të mbare! “ përfundon më tej letra