E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajro, vijon gjykimi i Mubarakut

Ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, gjykimi i ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, me dëshmitarë të rinj që do të merren në pyetje rreth vdekjes së qindra protestuesve në revoltat që e rrëzuan atë nga pushteti.

Ajling Mubarak u soll me helikopter nga një qendër shëndetësore ku ai po mbahet i burgosur. Seanca e fundit është e katërta me radhë e gjykimit që u hap më 3 gusht. Mubarak ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Hosni Mubarak, i cili sundoi Egjiptin për 30- vite, është i akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim në vrasjen e qindra protestuesve gjatë kryengritjes, e cila çoi në përmbysjen e tij nga posti i presidentit, në muajin shkurt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›