Dialogu strategjik SHBA-Shqipëri, Xhaçka: Thellon marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë dhe energjisë

Në Washington DC është zhvilluar dialogu strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku dy delegacionet kanë diskutuar në çështjet më të rëndësishme për të dyja qeveritë që nga siguria kibernetike, thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, ndihma e dhënë ndaj Ukrainë etj.
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cila është kryesuese e delegacionit shqiptar ka zhvilluar takime me personalitetet më të larta të Departamentit të Shtetit, ku i pranishëm ka qenë dhe zv.ndihmës sekretar i Shtetit, Gabriel Escobar dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.
“Ditë intensive gjatë dialogut strategjik Shqipëri-SHBA që ripohon dhe thellon marrëdhëniet tona dypalëshe. Diskutimet mbi mbështetjen për Ukrainën, thellimin e partneritetin tonë të sigurisë, bashkëpunimin në sigurinë kibernetike, thellimi i lidhjeve transatlantike, avancimi i rrugëtimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ndryshimet klimatike”, shkruan Xhaçka në twitter.
Dialogu strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA synon forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, mbrojtjes kibernetike, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.
/rtsh.al/