E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FOTO/ Rama pritet në Pallatin Mbretëror në Abu Dabi: Diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe sigurisë

Bashkëpunimi në fushën e energjisë, turizmit dhe mbrojtjes kibernetike ka qenë në fokus të takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Teksa e cilëson presidentit të Emirateve të Bashkuara si mik të çmuar, Rama zbulon se është diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit në projekte të ndryshme gjatë takimit në Pallatin Mbretëror.

“Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama.

Vizita e Ramës në Abu Dabi vjen pas vizitës që zhvilloi në Izrael ku u takua me kryeministrin izraelit Yair Lapid dhe presidentin Isaac Herzog.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›