E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diana Nyad realizon udhëtimin historik me not

Një 64-vjeçare amerikane arriti të përmbushë ëndrrën e saj për të arritur me not Floridan, duke u nisur nga Kuba pa mbrojtjen nga një kafaz anti-peshkaqeni, si dhe pa pajisje notimi.

Diana Nyad e kishte tentuar edhe 4 herë të tjera për të përshkuar me not 165 km, nga Havana në Key West, por gjithmonë e kishte braktisur notimin për shkak të djegieve nga kandilët e detit.

Sigurisht, nuk ka munguar as urimi i presidentit Barack Obama nëpërmjet Twitter-it: Urime Diana Nyad. Kurrë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua, shkroi presidenti.

Do ta gjej një zgjidhje. Kjo është parrulla e Diana Nyad gjatë vitit të kaluar, ekzaktësisht ajo çfarë bëri ditën e hënë. Ajo është personi i parë në botë që noton nga Kuba në Florida, për afro 53 orë pasi ishte hedhur në oqean në Havana. Kjo ishte përpjekja e 5-të në 35 vite.

Është gjithçka autentike. Një histori e madhe. Kisha një ëndërr 35 vjet më parë, e cila nuk u realizua, por vazhdova të jetoja jetën time. Dhe, ja ku u ktheva. Një ditë të mirë mbusha të 60-at, mamaja ndërroi jetë dhe po kërkoja të bëja diçka. Ëndrra mu rizgjua përtej imagjinatës, tha Nyad.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›