NATO: Forcave të Afganistanit u duhet më tepër stërvitje
Komandanti i trupave të NATO-s në Afganistan, gjenerali amerikan, Joseph Dunford, ka deklaruar se forcave të sigurisë së Afganistanit u duhen më tepër stërvitje, para se të jenë të gatshme ta marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë e vendit të tyre.
Këto komente ai i bëri gjatë një interviste për gazetën londineze “The Guardian”.
Gjenerali Dunford ka sugjeruar se disa nga këta ushtarë ndoshta duhet të qëndrojnë atje deri në vitin 2018.
Ai, gjithashtu, tha se duke e zbatuar rolin e ndihmës, ndoshta do të duhet që NATO-ja të realizoj edhe mbështetje luftarake.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar se afganët do ta marrin përgjegjësinë për sigurinë e vendit të tyre, në fund të vitit të ardhshëm.