Diaspora proteston në Cyrih kundër vendimit të Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së.

PRISHTINË, 19 shtator/ATSH/ Me moton “Jo në emrin tim”, qindra mërgimtarë shqiptarë janë mbledhur sot në “Helvetiaplatz” të Cyrihut për të protestuar paqësisht kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta e organizuar nga rinia shqiptare në Zvicër mblodhi pjesëmarrës të pajisur me flamuj kombëtarë dhe simbole të UÇK-së, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre me verdiktin e Dhomave të Specializuara në Hagë dhe konfirmuan mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së.
/KosovaPress/