E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, takim mes Hillary Klinton dhe Tony Blair

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton mirëpriti ditën e mërkurë në zyrat e departamentit të shtetit ish-kryeministrin britanik Tony Blair.
Në këtë takim dypalësh sipas disa burimeve u fol për negociatat si edhe gjendjen në Lindjen e Mesme, rajon në të cilin Blair është caktuar nga OKB-ja si kryenegociator për çështjet e paqes.
Sipas shumë spekulimeve, po përflitet se Blair do të konkurojë si president afatgjatë i Këshillit Evropian të Ministrave. Ky seksion pritet të jetë fuksional vetëm pas ratifikimit të Traktatit të Lisbonës.
Gjithashtu po sipas këtyre spekullimeve pritet që konfirmimi i Blair të bëhet në një nga samitet e që do të zhvillojë në muajt e ardhshëm BE-ja.
Blair pritet të ketë mbështetjen e shumë liderëve europianë si presidenti Sarkozy apo kryeministrat e Belgjikës si edhe të Finlandës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›