Uashington, manifestim studentor kundër misionit në Afganistan

Me mijëra manifestues kanë protestuar të martën në qendër të Uashigtonit duke kundërshtuar vazhdimin e misionit ushtarak në Afganistan si edhe duke kërkuar rikthimin e trupave amerikane në atdhe.
Manifestuesit të cilët ishin pjesë e një organizate të vetquajtur "Studentët për një shoqëri demokratike" u përplasen me forcat policore të cilat nuk i lejuan protestuesit t'i afroheshin pallatit kryesor të zyrave në Uashington.
Kjo protestë u zhvillua në përvjetorin e 8-të të ndërhyrjes së forcave ushtarake amerikane dhe të NATO-s në territorin e Afganistanit. Ndërhyrja në Afganistan erdhi pas disa negociatave të dështuara mes autoriteteve talebane dhe zyrtarëve të SHBA, të cilët u kërkuan udhëheqësve të atëhershëm afgan të dorëzonin krerët e AL Kaedas. Por siç dihet këto kërkesa nuk u plotësuan, më pas me urdhër të presidentit Bush me mijëra ushtarë amerikan zbarkuan në tokën afgane, të cilët më pas hoqën nga pushteti forcat diktatoriale talebane që udhëhiqnin vendin.
Në Afganistan ndodhen afërsisht 100 mijë trupa, ku rreth dy e treta e tyre janë forca amerikane. Por pritet që trupat amerikane në Afganistat në fund të këtij viti, me kërkesë të vetë presidentit Obama, të rriten.