E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diaz nuk beson në martesë

Aktorja Cameron Diaz, mendon që martesa është “jashtë modës” sepse ajo nuk beson në monogami.

Aktorja, e cila kohëve të fundit thuhet se është në lidhje me lojtarin e bejsbollit Alex Rodriguez nuk mendon që mundet ta ndaj shtratin me një person gjithë jetën.

“Lidhjet mund të zgjasin për dy vjet pesë vjet e deri në 20 vjet. Por unë nuk mendoj që një njeri duhet ta ndaj shtratin me një person për gjithë jetën. Ky është realiteti im për dikën mund të duket absurde”, thotë ajo.

Cameron e cila ka pasur disa lidhje të dështuara thotë se ka shumë presion nga shoqëria dhe familja për tu martuar. Por asaj nuk i duhet asgjë e keqe nëse qëndron beqare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›