E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkrah Capellos

Sulmuesi i Tottenham dhe i përfaqësueses angleze, Jermain Defoe ka folur për situatën aktuale të Kombëtares, duke e përkrahur selektorin aktual, Fabio Capello.

“CV e Capellos nuk është prapa askujt. Ai ka fituar tituj dhe trofe me katër top klube evropiane. Mendoj se e ka respektin dhe përkrahjen e futbollistëve”, tha Defoe i cili e pranon se fushata në Afrikën e Jugut ishte zhgënjyese për “Tre Luanët”.

“Të gjithë prisnin shumë. E kam parë një foto të një fëmije që po e shikonte ndeshjen dhe po qante pas saj. Ma kujtoi kohën time të rinisë”, vazhdoi Defoe i cili shënoi një gol në Botëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›