E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehatohet Rihanna!

Këngëtarja Rihanna, e cila u sulmua nga i ish i dashuri i saj Cris Brown, insiston se ajo më në fund ka gjetur “paqe”.

“Unë kam gjetur paqen në jetën time dhe kjo paqe është krejt ndryshe nga e kaluara ime. Kam energji shumë pozitive dhe për momentin jam duke e gëzuar këtë energji në paqe”, ka thënë Rihanna për revistën Seventeen.

Rihanna pranoi se pas keqtrajtimit që ka pasur nga ish i dashuri i saj Cris Brown , ajo ka ndryshuar shumë dhe i ka ven vetës disa prioritete në jetë.

“Sulmi ka ndodhur në fund të vitit të kaluar dhe vërtet ka qenë i pabesueshëm për mua. Por që nga ai moment jeta ime ka ndryshuar, por më besoni që për të mirë”, thotë ajo.

Rihanna e cila është në lidhje me lojtarin e bejsbollit Matt Kemp, thotë se ai i ka ndihmuar shumë ta harroj atë incident dhe falë tij ajo është shumë e lumtur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›