Dibbets Vizita ime e trishtuar ne Tiranen e vitit 1998
Pas 12 vjetesh ai kthehet serish ne Shqiperi per te pare koleksionin te cilin vete ai e solli 10 vjet me pare tanime ne nje galeri te ndryshuar rrenjesisht ku merret fryme. Koleksionisti holandez Jan Dibbets erdhi dy dite me pare ne Tirane per te pare ekspoziten e hapur ne Galerine Kombetare te Arteve por edhe te merrte Urdhrin Nene Tereza nga Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi. Dibbets tregon per Tiranen e para 10 viteve dhe per viziten e fundit.
Z. Dibbets keni qene ne Tirane ne vitin 1998 mund te na tregoni dicka nga kjo vizite
Kur mberrita ne aeroport u perballa me nje kabine te vogel shokuese qe nuk ngjante si hyrja e nje kryeqyteti po nje fshati. Gjithcka qe mbaj mend qysh atehere eshte teresisht ndryshe nga ajo cka pashe kesaj here. Shqiperia ka ndryshuar shume per mire.
ju beri pershtypje nga atmosfera artistike asokohe
Isha i ftuar nga Komuniteti Evropian per te qene ne krye te nje jurie dhe u trishtova shume kur
pashe nje ndertese te shkaterruar te papaster jofunksionale dhe mbi te gjitha pa zemer sepse nuk kishte asnje gje te varur neper mure pervec puneve te ekspozites per te cilen kisha ardhur. Kur e pyeta drejtorin e Galerise nese kishte vepra te tjera ai mu pergjigj se te gjitha i perkisnin periudhes se Enver Hoxhes. Dhe kur une i thashe se doja te shihja ato sepse ne fund te fundit i perkasin se shkuares suaj dhe ju duhet te filloni nga diku ai me tha se nuk ishte koha per ti ekspozuar. Kur u largova u thashe se ajo cka mund te beja per kete vend ishte te ndertoja nje koleksion te vogel modest i cili do te ishte fillimi i nje muzeu te ri.
ndjesi ju krijohet kur shihni koleksionin tuaj te ekspozuar
Duhet thene se nuk eshte koleksioni im por i artisteve qe i kane bere dhe dhuruar ato. Interesante eshte te shohesh ndryshimin mes ketyre puneve dhe atyre qe jane bere ne te njejten kohe ne Shqiperi. Por me i rendesishem per mua eshte fakti qe kur hyn ketu sheh menjehere ndryshimin me ate qe ka qene thith ajer te fresket dhe te pushton nje ndjesi teresisht e ndryshme. Ka edhe nje shperthim krijues. Sheh tendenca nga me te ndryshmet.
Ishit interesuar me pare per fatin e ketij koleksioni
Dukej sikur koleksioni ishte zhdukur. Shpesh kam pyetur se cili ka qene fati i koleksionit te krijuar nga une por askush nuk dinte gje per te. Por se fundmi me thone Jan nuk do ta besosh por pas 10 vjetesh me ne fund koleksioni yt po ekspozohet
Alma Mile