Tirane proteste kunder gjakmarrjes
Dy jave pas ekzekutimit ne qender te qytetit te Shkodres te pastorit Dritan Prroji familjaret e tij perfaqesues te Kishes Ungjillore e qytetare te thjeshte kane bere thirrje per te kerkuar ndaljen e gjakmarrjes. Ata u grumbulluan dje para sheshit Nene Tereza duke e shnderruar protesten e tyre ne nje ze te fuqishem jo vetem per krimin ndaj Prrojit por per te nxjerre nga ngujimi dhe per te kerkuar garanci per jeten e atyre qe qendrojne pas burgut pa bere asnje faj. Kete e donte dhe vete Prroji i cili sfidoi kanunin duke dale lirshem neper qytetin e Shkodres me idene e vetme se jeten ta jep e ta merr vetem zoti. Protestat antigjakmarrje nisen pak dite me pare ne qytetin e Shkodres por zeri u be me i fuqishem dhe ato u shperngulen ne Tirane per te terhequr vemendjen e per te sensibilizuar jo vetem qytetaret por dhe vete shtetin per te zbatuar ligjin kunder fenomenit shkaterrues. Dua te jetoj i lire Skam bere asgje per tu ngujuar Shteti garant i jetes apo Nuk jam armiku yt ishin mbishkrimet ne pankartat pro jetes qe mbanin ne duar protestuesit. Bashkeshortja e Dritan Prrojit ka qene ne radhet e organizatoreve te protestes se djeshme. Ju do te pyesni pse Perendia nuk e ruajti Dritanin Une ju them se zoti e ruajti Dritanin per nje qellim me te larte. E ruajti per nje shperblim per kuroren e jetes per kuroren e lavdise u shpreh ajo. Fjalen e ka mbajtur dhe pastori Agim Bano i Kishes Ungjillore pjese e se ciles ishte dhe 39-vjecari Dritan Prroji. Le te therrasim sot per ata femije qe jane te pashprese. Qe kane frike te dalin prej atij burgu ku jetojne me hijen e vdekjes qe mund tu afrohet e ti lere ata jetime apo te marre vete jeten e tyre. Le te jete zeri yne sot qe do te kepuse vargoin e skllaverise shekullore te ketij kombi beri thirrje Bano. Protestuesit u shperngulen nga sheshi Nene Tereza pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit. Ata u ndalen perballe kryeministrise ku me force ngriten zerin per te kerkuar zbatimin ne terren te ligjit kunder gjakmarrjes. Vrasja e Dritan Prrojit
Mesditen e 8 tetorit ne mes te qytetit te Shkodres u qellua per vdekje Dritan Prroji 39-vjecari i njohur si pastor i Kishes Ungjillore. Policia kapi ne kohe rekord autorin Mark Njemza vetem 21 vjec i cili pranoi se vrasjen e kreu per gjakmarrje. Vellai i tij ishte vrare pak vite me pare nga xhaxhai i Prrojit dhe ai kishte vendosur te merrte hak. E ka zgjedhur shenjestren e tij tek qarkullonte i vetem ne rruge pa u ruajtur nga personat qe mund ta shnderronin ne viktime. Familjareve te tij Prroji u kishte deklaruar se nuk do te ngujohej pasi kishte besim te drejtesia dhe te perendia.