Vdekja e nje mbretereshe kthen Inis Gjonin ne teater
Mbreteresha e Rexhep Qoses ben pikerisht kete reflekton mbi veten si nene si grua si e pushtetshme por edhe mbi njerezit qe e rrethojne qe e ngriten e po e rrezojne nga froni. Sot ne Teatrin e Metropolit regjisorja Inis Gjoni sjell per publikun monodramen Vdekja e nje mbretereshe. Ndonese kishte kohe qe e bluante kete veper duket se me ne fund erdhi momenti per ta ndertuar ate. Pas nje periudhe te gjate shkeputjeje Gjoni ka vendosur te kthehet me nje veper te forte e cila ne nje fare menyre shenon dhe rikthimin e saj. Thote se terhoqi pena e Qoses por dhe problematika qe ajo mbart pavaresisht se autori e ka shkruar ate ne vitin 1978 dhe aq me teper qe i referohet mbretereshes ilire Teute. Pavaresisht se kohet ndryshojne njeriu ne thelb eshte po ai dhe problemet qe e shqetesojne jane po ato. Per regjisoren nuk ka qene aspak e thjeshte te perqendronte gjithe konceptin e saj regjisorial ne nje personazh te vetem i cili ka si barre ti percjelle publikut mesazhin e duhur. Per te realizuar kete mision ka perzgjedhur Eni Janin ne rolin e Mbretereshes e cila e pranon se ne momentin kur iu propozua ky rol nga regjisorja nguroi jo pak. Nuk isha e sigurt ne isha gati nga ana e pjekurise artistike por nga ana tjeter me vinte keq qe ta lija kete rast te me shpetonte ndaj edhe preferova me mire te rrezikoj thote aktorja teksa shton se nuk ka
qene aspak e lehte. Duhet te mendosh si mbretereshe te mendosh per lidhjet me njerezit per ata qe te ngriten dhe qe po te rrezojne serish nga pushteti per momentin ne te cilin ndodhesh reflektimi si nene si grua... Ne ndihme aktores do ti vije skenografia e realizuar nga skenografi dhe kostumografi i ri Beqo Nanaj e cila do te jete me shume konceptuale se sa butaforike. Behet fjale per nje shfaqje pa kohe ndaj edhe skenografia do ti pershtatet asaj. Do te jete ne ndryshim te vazhdueshem. Do te luhet me hijet. shte transparente e paster pa shume dekoracione per ta mbajtur te paster pozicionin e mbretereshes thote Nanaj. Jo me pak emocion drejtori i Teatrit te Metropolit Kico Londo e ka quajtur nje rast fatlum qe ne skenen ehov ngjitet nje shfaqje e realizuar e gjitha nga artiste te rinj por shume kerkues e qe po i japin fytyren teatrit te kryeqytetit. Duke iu referuar eksperiencave te meparshme ai u shpreh se Vdekja e nje mbretereshe i ka te gjitha mundesite per te qene e suksesshme pasi eshte drejtuar nga nje regjisore serioze interpretohet nga nje aktore qe ka dhene prova ne te tjera vepra autoresh te njohur si ehov apo Goldon dhe nje skenograf i talentuar.
mitizimi i mbretereshes Teute
Monodrama Vdekja e nje mbretereshe e merr temen nga miti per mbretereshen ilire Teuta. Rreth Teutes jane krijuar legjenda te ndryshme ku paraqitet si nje model bukurie te persosur dhe trimerie. Ne monodramen Vdekja e nje mbretereshe Rexhep Qosja e zhvesh Teuten nga aureola mitike duke e zbritur ate ne toke duke e bere njerezore dhe percjellese te ideve dhe problematikave aktuale. Duke e bere ate grua tokesore me te gjitha virtytet veset dhe pasionet Rexhep Qosja ne te vertete e zhvesh autoritetin tradicional te pushtetmbajtesit dhe e demitizon pushtetin fuqia e te cilit sjell rreth vetes ne te shumten e rasteve servilet te paaftet dyfytyresit dhe ne momentin qe kjo fuqi fillon e lekundet te paret qe e braktisin ate jane pikerisht ata servilet te perulurit te pafytyret. E braktisur dhe e tradhtuar nga bashkepunetoret e saj ndihet edhe mbreteresha Teute te cilen Qosja per ta bere te gjithekohshme nuk ia specifikon emrin. Ajo ndihet e braktisur dhe e tradhtuar si grua ashtu si dikur per hir te rrethanave ajo braktisi femijen e saj. Kur je mire te duan te gjithe por sa te rreshqet kemba te gjithe te largohen. Besnikeria eshte cilesi e rralle ne kohe fatkeqesie thote ajo. Nepermjet ketij monologu ajo jo vetem qe zberthen figuren e saj duke e zhveshur nga cdo himnizim por dhe kultin e personalitetit te shoqerise ne te cilen ajo jeton.
Vepra
Titulli Vdekja e nje mbretereshe
Autori Rexhep Qosja
Gjinia Monodrame
Regjia Inis Gjoni
Aktore Eni Jani
Skenografi amp kostumografi
Beqo Nanaj
Datat 22 23 24 29 30 31 tetor dhe 5 6 7 2 13 14 19 20 21 nentor ora 20.00.
Vendi Salla ehov e Teatrit te Metropolit
Alma Mile