Dibër, BLD-ja zhvillon kuvendin rajonal të saj
Bashkimit Liberal Demokrat, ka zhvilluar në qytetin e Dibrës kuvendin e tij të parë rajonal të liberal demokratëve. Kreu i kësaj force gjatë këtij kuvendi ka prezantuar kandidatët për deputet të kësaj force për Dibrën, si dhe programin elektoral.
DIBËR- Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat Arjan Starova, në kuvendin e parë rajonal të liberal demokratëve të qarkut të Dibrës, prezantoi Dilaver Laçin dhe Bledar Pashën, si kandidatët për deputet të kësaj partie në këtë qark. Në këtë kuvend Starova prezantoi gjithashtu programin elektoral të Bashkimit Liberal Demokrat. “Të jeni të sigurtë se duke zgjedhur Dilaverin i keni bërë Dibrës nder, na keni bërë ne nder, si dhe i keni bërë nderë Dilaverit, familjeve të tuaja të koalicionit të djathtë dhe të gjithë Shqipërisë”- u shpreh kreu i BLD-së Starova gjatë fjalës së tij në këtë kuvend. (a.r/news24/balkanweb)