E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj të rinjve: Bashkërisht të sjellim ndryshim

Kreu i partisë më të re në vend “G99” ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Kuçovës. Gjatë këtij takimi me banorë të zonës Erjon Veliaj i ka kërkuar të rinjve të zonës që me votën e tyre të sjellin ndryshimin e madh në qeverisjen e vendit. 

KUÇOVE- Drejtues të partisë G99, kanë zhvilluar një takim në Kuçovë. Kreu i kësaj partie Erjon Veliaj i ka bërë thirrje të rinjve që bashkarisht të ndryshojmë më 28 qershor mënyrën se si funksionojnë gjërat në Shqipëri. “Unë besoj ashtu si dhe të gjithë prindërit tuaj që të rijntë mund ti ndryshojnë gjërat. Unë jam rritur si fëmi shumë afër Kuçovës, pranë Urës Vajgurore ku mbaj mend nga gjyshërit e mi të cilët më tregonin se si ishin të rijntë që nmë ditët më të vështira të luftës ja dolën dhe fituan për Shqipërinë”- u shpreh kreu i G99 Erjon Veliaj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›