E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Maxhoranca e djathtë, hapi i sigurt drejt BE

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu në vijim të turit elektoral ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit te Ballshit. Mediu u shpreh se maxhoranca e djathtë ka hedhur hapin për anëtarësimin e vendit në BE, si dhe për të lëvizur pa viza. 

BALLSH- “Maxhoranca e djathtë ka hedhur hapin e sigurtë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, si dhe për të lëvizur pa viza”. Kjo u deklarua nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, gjatë një takimi në Ballsh, ndërsa shprehu bindjen se shqiptarët do rë votojnë sërish koalicionin e djathtë. “Në Shqipëri ka ardhur koha të ndërtojmë historinë tonë, historinë e Shqipërisë në NATO dhe historinë e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Me besimin dhe shpresën se po ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë, të ardhmen për prindërit tanë, të ardhmen për Shqipërinë që duam”- u shpreh kreu i PR-së Mediu në fjalën e tij gjatë takimit me banorët e Ballshit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›