Dibër, gjendet trupi pa jetë i një 55-vjeçari
Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në Zerqan të Dibrës. Hetimet e policisë konkluduan se trupi i përkiste Fitim Hykës, 55 vjeç, i cili rezultonte i zhdukur prej mëse një jave.
Trupi i 55-vjeçarit u gjet nga një gjahtar, i cili njoftoi menjëherë policinë. Do të jetë ekspertiza ajo që do të japë një përgjigje mbi shkaqet e vdekjes së 55-vjeçarit.