E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë Lindore, afër qytetit të Vanit, më pak se 100 kilometra nga kufiri me Iranin.

Shërbimi amerikan gjeologjik tha se tërmeti me 7.3 shkallë të Rihterit kishte qendrën diku 19 kilometra në veri-lindje të Vanit.

Raportet preliminare nga Turqia thonë se disa ndërtesa në qytetin e Vanit janë rrëzuar. Banorët e kryeqytetit armenian të Jerevanit po ashtu kanë ndjerë dridhjet dhe shumë banorë kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët në Armeni thanë se tërmeti atje ishte mes 5-6 shkallë të Rihterit, dhe është ndjerë më shumë në zonat përgjatë kufirit me Turqinë.(rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›