E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, mbytet në pus 40-vjeçari

Një 40 vjeçar ka gjetur vdekjen duke rënë në pusin që po ndërtonte. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Trapsënisht të komunës Tregan në rrethin e Elbasanit.

Haki Bërdyfi, 40 vjeç, ka qenë duke hapur pusin kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë brenda. Lartësia ka qenë e madhe dhe për të nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet që sollën aksidentin fatal. Aktualisht po procedohet si aksident në punë. / Bardha Nergjoni

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›