E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber mungojne tekstet

Viti ri shkollor ka nisur me probleme ne qarkun e Dibres. Shkak eshte mos pajisja e te gjitha shkollave dhe te gjitha cikleve me libra mesimore.

Ne shumicen e shkollave te rrethit te Dibres per klasat e para mungojne tekstet e librit te matematikes ku pikat shperndarese justifikohen se drejtorite e shkollave kane sjellur nje numer te vogel kerkesash pa llogaritur mire fluksin e nxenesve te klasave te para.

Gjithashtu po ne klasat e dyta mungon libri i matematikes. ndersa per klasat e katerta mungojne shume tekste mesimore si Dituri natyre Histori Muzike Gjuhe Shqipe Anglisht Fletore Pune anglishte Fletore Pune Matematike si dhe Fletore Pune te Diturise Natyre.

Ndersa per rrethin e Matit pajisja e nxenesve me tekste mesimore duket disi me ndryshe por problem ka pasur ne shkollat 9-vjecare dhe te Mesme ne Fshatin Baze te Komunes Baze ku dita e pare e shkolles nuk eshte zhvilluar fare pasi keto shkolla jane ne rikontruksion.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›