Rruget e zemres se Tiranes te ndotura

Me mire do te ishte qe qytetaret e Tiranes te mendonin per te kaluar me shume kohe ne zonen periferike madje edhe te banonin me shtepi jashte asaj qe quhet vije e verdhe e qytetit.
Cdo vit Instituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Mjedisit kryejne matjet per nivelin e ndotjes se ajrit ne disa zona te Tiranes.
Vitet e fundit problemi i ndotjes ka ardhur drejt perkeqesimit dhe jo drejt permiresimit.
Keto jane perfundimet e statistikave te grumbulluara ne vite nga eksperte dhe analizat vjetore te monitorimit te ajrit.
Kete vit Instituti i Shendetit Publik ka realizuar matjet e nivelit te ndotjes se ajrit ne kryeqytet por me aparatura te specializuara.
Keto aparatura jane klasifikuar edhe nga Organizata Boterore e Shendetesise si pajisje te sofistikuara me nje marzh te paperfillshem gabimi.
Keshtu sipas raportit te fundit te Institutit te shendetit Publik rezulton se qendra e qytetit eshte e ndotur 4 here me shume se niveli i lejuar.
Ne periferi kjo ndotje eshte 2 here me shume se niveli i normes se lejuar.
Sipas raportit te Institutit te Shendetit Publik por edhe sipas vleresimit qe ka bere Organizata Boterore e Shendetesise grimcat qe qarkullojne ne mjedisin e kryeqytetit konsiderohen te rrezikshme.
Ne matjet e bera me aparaturat e reja tregohet se grimcat e imeta ne qender e kalojne normen e lejuar me 4 here.
Nderkohe qe te njejtat grimca ne periferi e kalojne normen e lejuar te ndotjes 2 here me shume.
Ndotesit e ajrit te verifikuar ne matjet e Institutit te Shendetit Publik jane kryesisht dyoksid azoti.
NO2 kryesisht shkaktohet nga shkarkimi i automjeteve. 80 per qind e automjeteve ne vendin tone perdorin motor diesel qe nxjerr squfur thuhet ne raportin e ISHP-se per monitorimin e ajrit. Ozoni 03 ndotes sekondar nga reaksioni i hidrokarbureve me diellin eshte tej normave te lejuara.
Nderkohe duke krahasuar te dhenat e raportit mjedisor te vitit 2009 publikuar ne shkurt te ketij viti pergjate 6 muajve kemi rritje te ndotjes ne kryeqytet.