Berisha PS kilometra larg pushtetit

Njesoj si ministri i Shendetesise Petrit Vasili me te cilin ka te perbashket jo vetem qeverisjen por edhe profesionin e mjekut kryeministri e cilesoi kete spital si nje nga me modernet ne vend dhe me teknologjine me te perparuar.
Kreu i qeverise tha se ndertimi i spitalit me vlere 1 miliarde leke te reja eshte nje nga premtimet e realizuara fale performances se mire te qeverisjes dhe gjallerimit te ekonomise se vendit.
Ekonomi e cila realizoi gushtin qe kaloi rritjen me 20 perqind te te ardhurave te vendit. Ekonomi e cila ka krijuar dhjetera e dhjetera vende pune ne te kater anet e vendit ne sektoret madhore te prodhimit. Ekonomi e cila beri te mundur rritjen me te madhe te pagave e pensioneve ne Europe. Ekonomi e cila ben te mundur financimin asfaltimin ndertimin gjate mandatit te dyte te 7 mije kilometrave rruge ne mbare vendit rindertimin e mbi 1 mije shkollave dhe te qindra qendrave shendetesore e spitaleve. Ekonomi e cila ben te mundur te ndryshoje ne menyre rrenjesore e thelbesore Shqiperia ka deklaruar Berisha.
Kryeministri tha se nje nga realitet e reja qe se shpejti do te prekin shqiptaret eshte liberalizimi i vizave por sipas tij keto arritje te qeverise dhe te shqiptareve po mohohen teresisht nga opozita e cila sipas shefit te mazhorances ka zgjedhur rrugen e gabuar drejt pushtetit.
Ata te cilet duan te mohojne arritjet tuaja ata kane urrejtje per to sepse mendojne se keto arritje i largojne me kilometra nga pushteti. Por mos mendoni kurre se duke mohuar cdo gje do te mund ti afroheni pushtetit. Perkundrazi shoke apo zoterinj pushteti do te shnderrohet per ju ne nje horizont qe nuk do ta arrini kurre ka shtuar Berisha.