E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-PS, debat për rezultatet e luftës ndaj korrupsionit

Qeveria dhe opozita kanë debatuar për mënyrën se si ato i shohin rezultatet e luftës ndaj korrupsionit. Ministri i Brendshëm Nishani tha se qeveria ka treguar vullnet të plotë në këtë betejë, por për deputetin e PS, Klosi, ka qenë vetëm një betejë e humbur. 

TIRANE- Qeveria dhe opozita kanë debatuar këtë të premte për mënyrën se si i shohin ata rezultat për luftën ndaj korrupsionit. Në prani të kryetarit të Organizatës Botërore Parlamentare Kundër Korrupsionit John Wiliams, ministri i Brendshëm Bujar Nishani paraqiti statistika që sipas tij tregojnë efiçencën e kësaj maxhorance në këtë betejë të rëndësishme, por që për deputetin e Partisë Socialiste Blendi Klosin, janë vetëm dështime.

Ministri i Brendshëm Nishani gjatë fjalës së tij tha se “gjatë vitit 2006, kemi pasur 93 kallëzime penale për vepra korruptive për 142 subjekte policore ku: 14 kanë qenë për rolin e lartë të oficerëve të policisë gjyqësore, 47 roli mesëm dhe 81 roli bazë, nga të cilët 44 të arrestuar.
Gjithashtu në vitit 2007, kanë qenë 73 kallëzime penale për vepra korruptive për 101 subjekte policore. Ndërsa në vitit 2008, 75 kallëzime penale për vepra korruptive për 101 subjekte policore” theksoi Nishani.

Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi u shpreh se “të paraqitës si një sukses antikorrupsion të kësaj qeveria atë çfarë për të gjithë shqiptarët tashmë është e qartë që qeveria e kryeministrit Sali Berisha dështoi në atë çka ajo e kishte armën kryesore të betejës së vitit 2005, pra në luftën kundër korrupsionit”

Më tej Klosi shtoi “nëse ka pasur përmirësime në krahasim me vende të tjera të botës, këto krahasime kanë ardhur me vende të botës së tretë”

Maxhorance aktuale e shpalli luftën kundër korrupsionit si prioritetin e saj kryesorë para marrjes së mandatit qeverisës pavarësisht rezultateve pozitive në raportet ndërkombëtare apo edhe në raportin e fundit të Transparencë Internacional, Shqipëria kishte parakaluar 20 vende në krahasim me tre vite më parë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›