Dibër, plagosi aksidentalisht nënën e tij, policia shoqëron të miturin

Policia e Dibrës bëri të ditur se ka shoqëruar në komisariat një të mitur, i cili dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij. Pasi ka shoqëruar në Komisariat të miturin, policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov.
“Rreth orës 17:00, në fshatin Selishtë, Dibër një shtetas i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në Komisariat të miturin.Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.“- njofton policia.
/rtsh.al/