E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, pranga 36-vjeçarit, fallsifikonte dokumentat

Policia e Dibrës ka bërë të mundur prangosjen e një shtetasi, i cili akuzohej për fallsifikim dokumentash.
 

Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se është arrestuar Surjan Vranezi, 36 vjeç, banues në fshatin Staravec, ndërsa kohë më parë, ishte shpallur në kërkim nga policia e Dibrës.
 

Në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar është bërë e mundur kapja e 36 vjeçarit, ndërsa Gjykata e rrethit Dibër ka caktuar masën e dënimit, konkretisht me 2 muaj burg dhe pagimin e nje gjobe, një mln e 260 mijë lekë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›