Behen pergatitjet e fundit per zgjedhjet vendore te 8 majit ne Shqiperi

Forcat kryesore politike po zhvillojne sot takimet dhe veprimtarite e fundit te fushates zgjedhore per zgjedhjet vendore. Teksa pritet te bjere heshtja parazgjedhore ata po mbajne tubimet e fundit qe jane ne mbremje ne perpjekje per te terhequr vemendjen e atyre qytetareve qejane indiferent dhe te pavendosur.
Krahas tubimeve partiake po ecin edhe pergatitjet e mijera komisionereve dhe mijera vazhguesve vendas e te huaj te shperndare ne te gjithe territorin e thyer te Shqiperise per te ndjekur nga afer mbarevajtjen e zgjedhjeve. Presidenti i Shqiperise Bamir Topi u beri thirrje sot qytetareve per nje pjesemarrje sa me te madhe ne zgjedhjet vendore si shprehje e interesimit te tyre per forcimin e demokracise dhe institucioneve.
Te dashur qytetare Ju ftoj te merrni pjese ne zgjedhje te jeni aty per ti dhene jete e force demokracise funksionale. Keshtu te ndihmoni qe me zgjedhjen tuaj te lire te shkurtojme rrugen europiane te Shqiperise. Kjo eshte sfida e jone eshte interesi yne i perbashket - tha ai.
Presidenti Topi tha se fushata pati nje retorike te ashper programe me mangesi mungese ballafaqimi mes kandidatesh dhe incidente te dhunshme. Ai tha se eshte normale qe qytetaret te kerkojne nje jete me te mire ne vendin e tyre por kjo fillon nga dita e zgjedhjeve ku secili duhet te thote me pjekuri fjalen e vet te lire.
8 maji meriton te jete nje dite normaliteti demokratik nje dite kur qytetaret i gezohen lirise dhe e perdorin ate per te mandatuar institucionet e qeverisjes vendore. 8 maji meriton te jete nje dite reflektimi e korrektimi per te gjitha gabimet e kaluara zgjedhore nje dite qe mbyll nje kapitull tranzicioni dhe deshmon se shoqeria shqiptare i ka pranuar dhe bere te vetat vlerat e larta demokratike te familjes europiane - tha ai.
Nderkaq edhe forcat e rendit publikuan sot nje plan te gjere veprimi per te ruajtur qetesine diten e zgjedhjeve. Perfaqesues te tyre shprehen sigurine se policia do te beje detyren e saj si nje polici qe u sherben komunitetit dhe te gjitha paleve konkurruese dhe do te mbeshtese me te gjitha forcat mbarevajtjen e procesit zgjedhor prane cdo qendre votimi dhe zonave e banuara ne teresi. Zgjedhjet vendore te 8 majit kane perfshire prej te pakten 6 muajsh energjite e gjithe qarqeve politike me pastrim listash hartim projektesh me protesta te ndryshme ndersa maxhoranca thote se keto jane zgjedhje per komunitetin opozita preferon ti shohe si nje test politik per veten ne raport me qeverine.